Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, vijon investimet në kryeqytet, me synim përmirësimin e e situatës së furnizimit me energji elektrike, për një periudhë deri 40-vjeçare.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të OSHEE, në Tiranë, Klevis Jahaj, inspektoi sot një nga zonat e kryeqytetit, ku po ndërtohet fidri 334 (Unaza e Madhe – ish Fusha e Aviacionit – Laprakë).

Bëhet fjalë për nga 6 fidrat, që po ndërtohen aktualisht nga OSHEE, si pjesë e projektit me vlerë 7 milionë dollarë për forcimin e N/Stacionit të Selitës, nga ku do të lidhen fidrat dhe prekin gati gjysmën e Tiranës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)