Furnizimi me gaz nga terminali i Vlorës, nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit! Rama: drejt përmbushjes së vizionit 'Shqipëria 2030'

Kryeministri Edi Rama dhe ish Sekretari i Shtetit Mike Pompeo morën pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Overgas dhe Albgaz. Kompania Overgas, ka shprehur interes për t’u furnizuar me gaz përmes Terminalit që do të ngrihet në Vlorë, një projekt me rëndësi të veçantë, i cili po bëhet realitet me kompanitë më të njohura amerikane.

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku shtoi se është një moment i shënuar për një nga projektet më të rëndësishme për gazifikimin e Shqipërisë duke iu referuar projektit të termocentralit të Vlorës të pjesës gazifikuese të portit lundures. 

"Ne po hedhim një hap të madh duke e kthyer nga një projekt lokal në rajonal. Në javët e fundit pasi kemi publikuar përpjekjet me partnerët tanë amerikanë, kemi pasur shprehje dëshire për bashkëpunim nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova për tu bërë pjesë e këtij projekti. Këtij projekti i afrohen dhe partnerë të tjerë mjaft të njohur të naftës dhe gazit. Kemi nisur një punë paraprake, Albgaz është angazhuar për t'i dhënë një hap më tej këtij bashkëpunimi. Hapi që hodhëm me skepticizëm në fillim sot po kthehet në një nga projektet më të rëndësishme të rajonit për të gjithë Ballkanin", tha Balluku.

Kryeministri Rama e konsideroi këtë memorandum një hap të rëndësishëm.

“Me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, në një tjetër hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së vizionit Shqipëria2030 eksportuese neto e energjisë. Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, tanimë po zgjon interesa të shumanshme”, tha Rama.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alex: 16/05/2022 10:47

    Leni fryrjet po krijojoni nie terminal si Alexandroupolus ne Gerqi. mjaft me rekllama Po nisiani dhe gjeni se ku ia shku perfitimi per gazsjellsin Se ska mundesi qe kalimi ne Shqioeri i gazsjellesit te ishte pa perfitime per shtetin. Kan kalu ne xhep te atij qe ka hedh firmen ne Athina.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja