Në situatën e emergjencës për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës, ekipet e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë dhe strukturave të tjera nën varësinë e Bashkisë së Tiranës janë 24 orë në terren. Report Tv ndoqi nga afër sesi po realizohet furnizimi me ujë në zonat më problematike të Tiranës.
Në Tiranë janë 3 pika të furnizimit me ujë, të cilat shpërndahen për mbushjen e depozitave në pallate. Durim Mustafaraj, drejtor operacional UKT, sqaron se qytetarët duhet t’ju drejtohen administratorëve të pallateve për mungesat që kanë në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm.
“Bëhet fjalë për 25 bote që janë aktualisht duke bërë furnizimin në 30 pika të cilat kanë probleme me furnizimin me ujin. Janë pika që janë në zonën e Yzberisht dhe Unazës së re. Aktualisht cdo gjë është nën kontroll me furnizimin me ujë”, u shpreh Mustafaraj.
Mustafaraj u shpreh se aktualisht janë 25 mjete të ujësjellës kanalizimeve, mbështetur nga Bashkia, zjarrfiksja dhe botet e ushtrisë që po mbajnë nën kontroll situatën.
“Nga ana jonë bëhet furnizimi me ujë i depozitave të pallatit. Dhe më mbrapa uji që ne dërgojmë në pallate administrohet nga administratori. Ka një numër të ujësjellësit që është i disponueshëm për të gjithë,” shton më tej Mustafaraj.
Ndërkohë që furnizimi me ujë përmes boteve do të vazhdojë për një periudhë të papërcaktuar,qytetarët që kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm, mund të telefonojnë në numrat e vendosur në dispozicion nga UKT 08004488 ose nga Bashkia e Tiranës 08000888.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO