'Furnizimi vijon normalisht, asnjë pengesë për mallrat ushqimorë.' Drejtori i doganave: Shkëmbime edhe me Greqinë e Italinë

'Importi dhe eksporti vijojnë normalisht.' Situata e krijuar nga koronavirusi që solli edhe mbylljen e kufijnve ngriti pikëpyetje përsa i përket lëvizjes së mallrave me shtetet e e tjera, por nëpërmjet një deklarate Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi, siguron se nuk ka vend për këtë çështje. Sipas tij Shërbimi Doganor Shqiptar është 24 orë në punë në të gjitha degët, veçanërisht ato kufitare për zbatimin e të gjithave procedurave operacionale.

Shërbimet dhe procedurat operacionale vijojnë ndaj operatorëve ekonomikë dhe të gjithë zinxhirit të importuesve dhe transportueseve të mallrave, duke krijuar lehtësi për mallrat ushqimore, për të cilat nuk ka patur asnjë pengese deri tani në të gjitha Degët Doganore.

DEKLARATË E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DOGANAVE, Z. GJON BARDHI

Përshëndetje të gjithëve!

Në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria për situatën e krijuar nga corona virusi, ju bëj me dije se Shërbimi Doganor Shqiptar është 24 orë në punë në të gjitha degët, veçanërisht ato kufitare për zbatimin e të gjithave procedurave operacionale.

Shërbimet dhe procedurat operacionale vijojnë ndaj operatorëve ekonomikë dhe të gjithë zinxhirit të importuesve dhe transportueseve të mallrave, duke krijuar lehtësi për mallrat ushqimore, për të cilat nuk ka patur asnjë pengese deri tani në të gjitha Degët Doganore.

Është thelbësore të theksoj për të gjithë operatorët ekonomikë dhe për çdo qytetar se Zinxhiri i Furnizimit nga importi vijon rregullisht në të gjitha pikat doganore dhe me të gjitha vendet.

Gjatë këtyre ditëve ka vijuar normalisht importi dhe eksporti i mallrave me vendet fqinje si Italia dhe Greqia, që kemi dhe fluksin më të madh të shkëmbimeve tregtare, por edhe me vendet e tjera.

Më lejoni që të ritheksoj, se çdo pikë e Shërbimit Doganor është në dispozicion dhe shërbim të çdo subjekti importues 24 orë.

Shëndeti i pari!

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës