Furnizoheshin me drogë nga Shqipëria, policia italiane shkatërron bandën e trafikut, 41 në pranga (VIDEO)

Goditet rrjeti i trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Mediat në Itali bëjnë me dije se Guardi Di Financia ka arrestuar 41 persona, prej të cilëve 30 ndodhen në burg dhe 11 të tjerë në arrest shtëpiak. 

Operacioni i koduar “Mesazhi i shkurtër”, vuri nën hetim gjithsej 55 persona. Bëhet fjalë për hetime që janë zhvilluar që nga tetori i 2015-së deri në dhjetor të 2017, ku gjatë kësaj periudhe janë zbuluar disa raste të trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Itali.

Janë goditur 2 grupe kriminale sipas mediave në Itali, per emrat e shqiptarëve dhe personave të tjerë të arrestuar, ende nuk bëhen të ditur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim