Furnizon gjithë vendin, por fshati i Fierzës prej 2 javësh pa energji! Banorët: Na ndihmoni, po na prishen elektroshtëpiaket

I garanton furnizimin me energji elektrike gjithë Shqipërisë, por vetë fshati i Fierzës jeton në errësirë.

Që prej 23 dhjetorit, banorët janë pa energji, për shkak të djegies së një bobine në kabinën elektrike të zonës. Edhe pse e kanë ngritur disa herë shqetësimin, askush nuk është paraqitur për ta riparuar, ndërsa shumë banorëve u janë dëmtuar mjetet elektroshtëpiake.

"Ky rrjet është i amortizuar në këtë gjendje që sa të bie bora e parë, e këput dhe e lëshon në tokë. 500 metra e kemi hidrocentralin e Fierzës larg, por jemi fshati më i prapambetur sot për rrjetin elektrik.

Që nga data 23 dhjetor janë shkëputur dhe jemi në terr deri sot.

Është djegur një bobinë te kabina e fshatit Fierzë, dhe pothuajse gjysmës së katundit shumë pajisje si frigoriferë e lavatriçe u janë djegur për një neglizhencë që për ne është e madhe, por për ju si shtet ndoshta s’ka shumë vlerë", thonë banorët. 

Prej vitesh linjat elektrike të ndërtuara që në kohën e elektrifikimit, ata i riparojnë vetë duke rrezikuar jetën.

Edhe pse fshati Fierzë është në juridiksionin e bashkisë Fushë-Arrëz, rrjeti energjetik atje mbikëqyret nga OSHEE e Bajram Currit, prej të cilës banorët presin ndërhyrjen e menjëhershme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezim: 06/01/2025 18:41

    Kjo esht shqipeia qe duam! Nuk ju vjen turp atyre drejtuesve vendor qe nuk Kan marre Masa per sjelljen e energjise te ketyre banorve ne keto dite te ftohta.!!

    Përgjigju
  • AltinTop: 05/01/2025 20:16

    Njelloj si Rusia, furnizon boten me Gaz por vec Moska dhe S.Petersburg kane instalime gazi, gjithe qytetet e fshatrat tjera ngrohen me qymyr dhe dru.

    Përgjigju
  • koli: 05/01/2025 19:30

    SHTET LESHI.....

    Përgjigju
  • redi: 05/01/2025 15:15

    Kerkesat e banoreve e te fshatitFierze Jane shume te drejta .Fierza furnizon Shqiperine dhe mos te kete drita ! Ky eshte paradoksi shqiptar

    Përgjigju
    • Nini bules: 06/01/2025 12:22

      Nje pyetje ,kush e ndertoi hidrocentralin fierzaket?

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik