Furnizon me energji elektrike gjithë
Kosovën, por Obiliçi nuk ka drita

OBILIÇ - Tymi dhe pluhuri nuk iu mungojnë asnjëherë, por jo edhe energjia elektrike. Një pjesë e madhe e Obiliçit, ku ndodhen edhe termocentralet, po përballet me kufizime të ashpra të energjisë elektrike.
 
Qytetarët ankohen se nga ky ambient tejet i ndotur, që shkaktohet nga termocentralet e KEK-ut, rrezikohen nga sëmundja e mushkërive. Dyshojnë se filtrat e termocentraleve që janë instaluar nga KEK-u për ta ndalë tymin, shumë shpesh ndalen së funksionuari me qëllim, raporton KTV.
 
Duke e parë këtë gjendje, e cila nuk po përmirësohet assesi, qytetarët paralajmërojnë protesta. Përfaqësuesit e Konsorciumi Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm thonë se gjendja, e cila është krijuar vite me radhë në Obiliç, është për të ardhur keq.
 
Sipas tyre, Kosova vazhdon të jetë vendi më i ndotur në rajon, për shkak të tymit të termocentraleve. Ata bëjnë thirrje nga faktorët relevantë, siç është Qeveria e Kosovës dhe zyrtarë të KEK-ut, ta gjejnë një zgjidhje për këta banorë, vendi i të cilëve është bërë vatër e sëmundjes.
 
Një ng banorët, Azemi thotë se filtrat e vendosur nga KEK-u në termocentrale nuk mund ta përmirësojnë terrenin tejet të ndotur por munden vetëm ta zvogëlojnë tymin deri në një masë të caktuar.
 
Nga ana tjetër, zyrtarë të KEDS-it kanë thënë se reduktimet e energjisë elektrike në Obiliq po bëhen për shkak të riparimeve që po bëhen në rrjet.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti