Pas publikimit të emrave, Report TV ka siguruar fotot e tre të arrestuarve në Tiranë për furnizimin me kokainë të grupeve kriminale.
Majtas Igli Canaj, 33 vjeç. Në mes, Elvi Meta, 26 vjeç. Në të djathtë 32-vjeçari Alban Kopaçi, kreu i grupit.
Kopaçi ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale. Në banesën e tij u gjetën sasitë e parave.
Në automjetin e ndaluar nga policia afër rrethrrotullimit të TEG-ut, u sekuestruan 1 kg e 7 g kokainë, 121 mijë euro, 6 milionë lekë, automjeti, armë dhe 5 celularë.
Lajmi kryesor:
Furnizonin me kokainë disa grupe kriminale, 3 të arrestuar në Tiranë! Sekuestrohet 1 kg e 37 gram kokainë, 121 mijë euro dhe 6 milionë lekë (VIDEO)











