SPANJË- Gjithsej 16 persona, nga 28 të arrestuarit, mes tyre 6 shqiptarë , në kuadër të operacionit "Dragon Ball" kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave të kryera në Ibiza dhe vende të tjera të Spanjës , janë lënë në burg pasi dolën para gjykatës, raporton Garda Civile. Në mesin e të personave që ranë në pranga, kishte italianë, shqiptarë dhe hungarezë.
Drogë me vlerë 4,1 milionë euro, armë,municione, makina luksoze, orë "Rolex", dhe mijëra euro kesh ishin rezultat i operacioni i koduar ‘Dragon Ball’ , i kryer në dy faza, në datat 13 dhe 17 shtator ku morën pjesë 400 agjentë të Gardës Civile në Ibiza, Malaga, Barcelonë dhe Tenerife.
Si rezultat i këtij operacionit janë çmontuar dy prej organizatave kriminale më të rëndësishme të dedikuara për trafikun e drogës që vepronin në ishullin Ibiza dhe futjen në treg të 94500 dozave MDMA dhe kokaine, me vlerë 4.1 milionë euro. Gjithashtu, është sekuestruar edhe pasuri e luajtshme dhe e paluajtshme me vlerë të përafërt 22 milionë euro.
Droga e sekuestruar përfshinte 18 kilogramë metamfetaminë me të cilën mund të ishin prodhuar 870 mijë pilula ekstazi, 4,5 kilogramë kokainë, një plantacion kanabisi, me 600 bimë marijuanë, sasi të konsiderueshme substancash të tjera, mjete peshimi dhe pajisje të tjera. Gjithashtu, janë konfiskuar dy armë zjarri, 330 mijë euro para të gatshme dhe 23 automjete.
Gjithashtu janë bllokuar 116 llogari rrjedhëse dhe 15 prona të dyshuara të përdorura për pastrim parash. Ndër objektet e sekuestruara ishin ora luksoze (të markave Bulgari, Rolex dhe Cartier), bizhuteri, dokumente që lidhen me llogari bankare jashtë vendit, dokumente false identiteti, frenues frekuencash, një mori celularësh, memorie USB, tableta dhe pajisje të tjera elektronike.
Mes 32 të arrestuarve ka italianë, shqiptarë dhe hungarezë si dhe janë kryer 42 kontrolle pronash, 38 në Ibiza, 1 në Barcelonë, 2 në Malaga dhe 1 në Tenerife. Gjithashtu janë kontrolluar edhe bodrumet e fshehura në pyjet e ishullit Ibiza. Operacioni u zhvillua nga Garda Civile, në bashkëpunim me Karabinierët dhe Guardia di Finanza dhe me mbështetjen e DIA dhe personelit të specializuar nga projekti ISF4@ON për luftën kundër grupeve mafioze.
Gjynaf. Ishin perfekt per "investitore strategjik" te Rames.
Përgjigju