TIRANË - Pas disa javësh në vëzhgim, për të vërtetuar veprimtarinë kriminale, forcat e policisë ndaluan një automjet, një taksi që prej kohësh kamuflohej si e tillë për të furnizuar me armë grupet kriminale. Jo rastësisht, operacioni u kodua “Eksperti i Armëve”. Në timon të taksisë së ndaluar te “Rruga e Dibrës”, ishte Altin Celami, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës. 46-vjeçari, ish-ushtarak i repartit të Pezë Helmësit, prej kohësh zgjodhi që përvojën e fituar nën radhët e ushtrisë, ta ushtrojë në anën tjetër, në favor të krimit.
Gjatë kontrollit të makinës, në një çantë krahu, agjentët e Anti-trafiqeve dhe Komisariatit nr. 4 i gjetën 2 pistoleta, ndërsa në një xhep të fshehtë poshtë qafores së xhupit një sasi kokainë e mbështjellë me qese të bardhë.
Nga një kontroll edhe në banesën e tij, ish-ushtarakut iu gjetën edhe 2 pistoleta të tjera dhe pjesë të ndryshme armësh, në një qese që e mbante në raftin e rrobave. Sendet e jashtëligjshme dhe makina e loguar si taksi për t’i shpëtuar kontrolleve të bluve, u sekuestruan.
Altin Celami dyshohet se këto armë i siguronte për të furnizuar grupe të ndryshme që të përdoreshin në ngjarje kriminale. Ato u dërguan në laborator për ekspertim, për të parë nëse janë përdorur në krime në të shkuarën.
“Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, shtetasi A. C., 46 vjeç, banues në Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip taksi.
Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin. Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njoftoi policia.
Një skemë të ngjashme në shërbim të grupeve të rrezikshme, ish-ushtaraku e ka në CV-në e tij kriminale. Në tetor të vitit 2022, Altin Celami është arrestuar si pjesë e një grupi kriminal, të cilit i siguronte armë për të kryer vrasje me pagesë.
Në atë kohë, 46-vjecari u arrestua bashkë me disa anëtarë të një grupi që kishin bërë disa krime të rënda. Ishin dëshmitë e vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj që zbardhën disa ngjarje kriminale. Një prej të cilave me porosi nga Kasandër Noga për vrasjen me pagesë të kundërshtarët e tij, Geron Hasanbelliu, ngjarje në të cilën gabimisht në një lokal në “Don Bosko” u vra gabimisht Erion Çela. I njëjti grup, sipas rrëfimeve të vëllezërve, kishte planifikuar edhe eliminimin fizik të Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi i Shijakut.
Edhe pas daljes nga burgu, në rrethana që mbeten të paqarta, ish-ushtaraku nuk e harroi zakonin e vjetër për t’i gjetur armatime grupeve kriminale.
Komente











Ky turperon profesionin e ushtarakut.Ne 2022 nga sa thuhet, eshte arrestuar per pjesemarrje ne grup kriminal,armembajtje pa leje,trafik armesh,dhenie ndihme e mundesim krimi te rende,vrasje,ky nuk duhet t'a kishte pare driten e Diellit per nje kohe shume,shume te gjate e tani 3 vjet me vone leviz i lire sikur ka vjedhur pula fshati.Mos eshte dhe ky perfitues i gjykimit te shkurtuar e atij te bekuarit pazar amnistie qe bene politikanet tane?!
PërgjigjuMereni maskarain futeni nē burg e mos e nxirni mē nē qarkullim se ēshtē kontigjent mbeturin e jashqitje e kombit. Ky njeri vetēm nē burg e ka vēndin.
PërgjigjuShume mire e ke ti, po ndonje lek a do kape opgj, prokuroriz gjykatesi?!
Drejtesia qe duam, arrestuar ne 2022 per grup kriminal vrasje me pagese dhe pas 3 vitesh qenka i lire...nje katunar ne mal e kapin me pushke 10ce se mbrohet nga ujqerit dhe arinjte se eshte çoban e denojne me 7vjet, keta ne mes te Tiranes me arme ne brez dalin brenda vitit.
Përgjigju