Selamet Mehmetaj, i njohur si “djalli” shqiptar që furnizonte me drogë të gjithë Britaninë e Madhe është arrestuar nga policia, pas një hetimi nisur nga një ofertë e tij për t’ju shitur kanabis gazetarëve të 'Mail'.

Një “baron ndryshe droge”, 28-vjeçari shqiptar i cili e quan veten "Djalli", u dënua me katër vjet e gjysmë për drejtimin e një fabrike të kanabisit me staf të emigrantëve të paligjshëm që shpërndanin drogë me vlerë miliona paund në vit, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Mediat britanike shkruajnë se hetimi i policisë ndaj 28-vjeçarit dhe vëllait të tij, Dior, i cilësuar nga prokurorët si 'krahu i tij i djathtë', erdhi pasi ai u ofroi tu shiste sasi kanabisi gazetarëve të 'Mail'.

I riu grumbullonte miliona nga biznesi i tij i shitjes me shumicë të drogës, të cilën e ekspozonte në faqen e tij në Instagram të titulluar ‘Gjaku shqiptar’, Mehmetaj tregonte se fabrikat e tij të kanabisit dhe postonte video për të nxjerrë në pah llojet e disponueshme, duke inkurajuar klientët e rinj ta kontaktojnë.

Bosi shqiptar i drogës, ishte “rrëfyer” më parë në një intervistë për Daily Mail, ku kishte bërë të qartë se çfarë i ndodh atyre që guxojnë ta tradhtojnë në punën e tij, duke treguar me krenari se njëherë i ka prerë gishtat një klienti i cili nuk e paguante dhe se si arriti t’i merrte paratë përpara se t’i priste një këmbë.

Sakaq, Mehmetaj vazhdonte të drejtonte i lirë biznesin e tij të drogës dhe të shijonte jetën prej  playboy.

"Fytyra e djallit shqiptar", u prononcua për herë të parë në mediat shqiptare, ku dha një intervistë  ekskluzive me të vërtetat e jetës së tij, ndonëse refuzoi ‘bëmat’ e tij në Angli.