Pas jehonës që pati gjesti i shqiponjës në festimin e golave në ndeshjen Zvicër-Serbi, dhe masave që priten të merren nga FIFA ndaj lojtarëve shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, kujtojmë që edhe Papa Françesko ka bërë një veprim të tillë, por nuk pati asnjë koment negativ për shqiponjën e bërë me duar.
(Xhaka dhe Shaqiri festojnë golat ndaj Serbisë me gjestin e shqiponjës)
Poeti dhe diplomati Visar Zhiti kujton një takim me shënjtërinë e tij Papa Françeskun dhe shkruan:
Papa Françesku i qeshur, me kaq shumë dritë në sy, me duart e Tij bëri shqiponjën shqiptare, natyrshëm dhe shenjtërisht, kështu na duket neve, që e duam.
Ishte në një takim ndërkombëtar rinor. Ndërkaq kujtojmë porosinë që la gjatë vizitës në Shqipëri: “…mos harroni foletë dhe plagët…”.
Kur shqiponjën tonë e bën me duar dhe Shenjtëria e Tij, lideri më i madh moral i botës sot, misionari i paqes së popujve, atëhere ne besojmë ende më shumë se ai gjest është dhe i bukur, domethënës, shenjë identiteti po se po, miqësor dhe paqësor, në fund të fundit dhe mirënjohje Qiellit të Vendit tonë…
Visar Zhiti
(Papa Françesku bën shqiponjën me duar)
I nderuar z. Visar,si diplomat që je i ke mundësit që tjua vesh në dukje atyre zotrijve në FIFA këtë foto. Po kur bëjmë kryqin ne në fush,përse nuk na e marin për keq myslimanët ?
Përgjigju