Lëvizjet e bëra brenda radhëve të policisë, e kryesisht në nivele drejtuese, si dhe dorëheqja e anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimi, kanë bërë që Vettingu për uniformat blu të përballet me vonesa, e pa pasur një datë fikse me startimin e tij.
Burime pranë këtij institucioni pohuan se vetëm nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka dhënë dorëheqjen një anëtar, e ndërsa nga Sekretariati Teknik, janë dorëhequr të paktën 3 të tjerë. Të njëjtat burime sqaruan se motivacionet e dorëheqjes kanë qenë për arsye të ndryshme, si dhe ajo e numrit të lartë të dosjeve që duhet të shqyrtojnë.
Pikërisht ky problem u diskutua edhe pak javë më parë në Komisionin e Sigurisë, ku raportoi kryetarja e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, Ana Kapaj. Po ashtu, Kapaj kërkoi që stafi i saj që do të shqyrtojë dosjet e oficerëve që do të përballen me Vettingun të kenë dyfishim të burimeve njerëzore, për shkak edhe të punës voluminoze.
Deri më tani janë shqyrtuar 45 dosjet e drejtuesve më të lartë që do të përballen me procesin e Vettingut, nga Policia e Shtetit, SHÇBA dhe Garda e Republikës, e ndërsa vijon puna për 200 dosje të tjera.
Pas hedhjes së shortit nga ana e Komisionit, mësohet se tre emrat e parë që do të përballen me Vettingun janë Ardjan Çipa, drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Gjovalin Loka, drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, si dhe Bujar Ahmeti, drejtor i Forcave të Posaçme. Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë ka për objekt vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figures, si dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.1%
-
E gabuar
41%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 3849
Lajme të tjera
-
Mazhoranca kalon e vetme në parim te Siguria ndryshimet e Vettingut! Opozita: Ardi Veliut i mbushët kandil të ri për rivlerësimin e Policisë së Shtetit
11 Tetor 2022, 17:02
-
VIDEO/ I moshuari përplaset nga makina në Elbasan, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarje por rikthehet! I lënduari pikaset nga drejtori i policisë
2 Qershor 2022, 21:50
-
Ikën SHÇBA, hyn në fuqi ligji i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore! Do të ketë më shumë kompetenca! AMP kryen test poligrafi, vetting dhe përgjime ambientale! Drejtuesin e emëron kryeministri
10 Shkurt 2022, 14:28
-
Vetting në polici vetëm për 'shefat', Sindikata përshëndet vendimin: I drejtë! Punonjësit e thjeshtë i heton SHÇBA, korrupsioni problematik te 'të mëdhenjtë'
6 Shkurt 2022, 15:50
-
Veting në polici vetëm për 'shefat'! Në 'sitë' drejtuesit e lartë e madhorë, mund të ndërpritet për gradat e ulëta! Për ndërkombëtarët është i panevojshëm
21 Janar 2022, 20:36
-
Në 6 muaj u filtruan 16 nga 42 oficerë të SHÇBA, procesi për 26 të tjerët pritet të mbyllet në 2022! Pas përfundimit fut në sitë gjithë punonjësit e policisë
7 Dhjetor 2021, 15:38
-
Vettingu në polici, rinisin seancat publike në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit për SHÇBA-në! Pas përfundimit, SHÇBA bën vetting për Policinë dhe Gardën
15 Korrik 2021, 16:01
-
Meta kthen ligjin për pezullimin e vettingut në Policinë e Shtetit: U bë me qëllim politik për të shantazhuar efektivët! Kuvendi është kthyer në një noter të qeverisë
30 Mars 2021, 13:55
-
LSI kundër Vettingut në Policinë e Shtetit: Kur të vijmë në pushtet do e anulojmë
26 Shkurt 2021, 12:17
-
Kuvendi pritet të pezullojë procesin e vettingut në polici! Në sitë të kalojnë drejtuesit e SHÇBA e më pas të vlerësohen gradat më të ulëta
22 Shkurt 2021, 12:16
-
Vettingu në polici, konfirmohet në detyrë ish-drejtori i Policisë së Tiranës Ardian Çipa
16 Shkurt 2021, 11:45
-
Del para vettingut kreu i Policisë Vlorë, duket i pastër në zbardhet pasuria e Artion Dukës! Pa probleme në 3 kolonat e vlerësimit
5 Shkurt 2021, 14:01
Ne rastese nuk vendosen me para drejtoret e policive ,nuk ka shanc te vendoset rendi,ky drejtor qe vihet me para pa marrur parate e vendit te blere ska shans qe te bohet puna,kriminelet jane njerezit mete afert te tyre.siç u njoftua nga media qe dy kriminelet ne Lushnje te denuar me nga 24 vite burg qendrojne te lire fale drejtoreve qe blejne vendin me parate e ketyre krimineleve qe shqiperia ka me shumice,dhe ne polici,ne institucione te rendesishme te shtetit.qe jane deputetet e rretheve bojne ligjin,punesojne njerez pa shkolle dhe qe ne votime jua lepijne bythen,kjo kadegori punesohen sot .
PërgjigjuJane shume te ngjashem me prokuroret, modrl ishte platforma e Xhafes. Do ja hedhin....
PërgjigjuFajtor per bllokimin e Vettingut ne polici eshte Julian Hodaj, Shkelqim Ganaj te cilet te cilet duke nderhyre ne kete proces duke caktuar me shantazhe te stilit te sigurimit te shtetit nje deficente ne krye te Komisionit te Jashtem qe vjen nga fusha e veterinerise. Me metoda antiligjore ata larguan Viktor Berdon, Besnik Hodon...dhe se fundi duan te largojne Bledar Ilian. Ky proces eshte i deshtuar pa filluar.
Përgjigju