Qeveria ka miratuar disa ndryshime në përbërjen e Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH). Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili hyn në fuqi menjëherë, janë zëvendësuar dy përfaqësuese të pushtetit qendror në këtë këshill.

Më konkretisht:

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Adela Xhemali, e cila u lirua nga detyra më 12 mars  është zëvendësuar nga Anila Denaj, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Almira Xhembulla,e cila u shkarkua në shtator 2024  është zëvendësuar nga Ana Kapaj, zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit.

Vendimi është miratuar me propozimin e Kryeministrit dhe është botuar në Fletoren Zyrtare.