Furtunë në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Kurbinit. Arrestohet drejtori, Jetmir Muzhika dhe Flor Gjini, ish-kryeinspektori i IKMT Lezhë i cili aktualisht është drejtor poste, ndërsa janë pezulluar të gjithë inspektorët në sajë të hetimeve të nisura për ndërtime pa leje në zonën e Patokut.

Në total deri më tani janë ekzekutuar 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, dy arrest shtëpie e arrest në burg, kurse tre janë pezullim i ushtrimit të detyrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, informoi më 29 prill policia e Lezhës. 

Shkak janë ndërtimet pa leje në zonën e Patokut dhe marrja e inerteve në mënyrë të paligjshme në lumin Mat mëson shqiptarja.com. Sipas prokurorisë zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën duke mos vepruar për të ndaluar ndërtimet pa leje dhe shfrytëzimin e inerteve të lumit Mat.

Hetimet në lidhje me këtë çështje kanë nisur disa muaj më parë nga prokurori Sabri Kastrati, i cili pas një sërë veprimesh doli në konkluzionin se zyrtaret kanë shpërdoruar detyren dhe ju drejtua gjykatës me masa sigurimi, ndaj tyre.

Edhe për ish-drejtorin e IKMT Flori Gjini, organi i akuzes kishte kërkuar masen e sigurisë "Arrest në Burg", por gjykata vendosi një masë më të butë ndaj tij atë të arrestit në shtëpi.Vendimet u ekzekutuan këtë të hënë nga policia e Lezhës, ndërsa hetimet për këtë çështje po vijojnë.

Sipas burimeve janë vënë në sekuestro preventive ndërtimet e konstatuar pa leje si dhe dy subjekte që shfrytëzonin Lumit Mat për inerte në kundërshtim me ligjin.

5 masat e sigurisë që janë ekzekutuar
- Jetmir Muzhika, drejtor i IMT, bashkia Kurbin- “Arrest në burg”
-Flori Gjini, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë- “Arrest në shtëpi”
-Rivelioni Ismalaj, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
-Shan Preci, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
-Artur Përdoda, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

Dosja po hetohet nga prokurori Sabri Kastrati, informoi gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Elvis Hila