Ndryshime të reja vijojnë të ndodhin në Policinë e Shtetit. Ditën e sotme, ndryshimet kanë prekur Drejtorinë e Kukësit, ku është emëruar drejtori i ri.
Duke filluar nga sot, Policinë e Kukësit do ta drejtojë Zef Laska, ndërsa Agim Basha është emëruar shef komisariati në këtë qytet.
Nga ana tjetër, ish-drejtori i Policisë së Kukësit, Perlat Vatoci, është komanduar drejtor në Policinë e Gjirokastrës, duke zëvendësuar Lorenc Paganikën, i cili është larguar nga detyra e drejtorit. Ndërsa ish-shefi i komisariatit të Kukësit, Vasil Cela, do të vijojë të ushtrojë sërish të njëjtin post, por në Drejtorinë e Shkodrës.
Komento