Pasi kanë bërë disa herë kërkesë për furnizimin me dru të shkollës së tyre, një përfaqësi e gjimnazistëve të Fushë Arrëzit sot kanë zhvilluar një protestë para bashkisë, pasi temperaturat në -2°C e bënin të pamundur vijimin e procesit mësimor.
Nxënësit e cilësojnë abuzim nga ana e bashkisë mungesën e furnizimit me dru të shkollës, ndërkohë që kjo e fundit është e detyruar që brenda 15 nëntorit të bëj furnizimin me lëndë ngrohëse të institucioneve arsimore
/Shqiptarja.com

Një ditë më parë në shkollën e mesme të qytetit të vogël verior, mësimi u zhvillua me orar të reduktuar për shkak të temperaturave të ulëta.
Bashkia e Fushë Arrëzit përball një situate të tillë ka zgjedhur të hesht, ndërsa rezulton se subjekti që ka fituar tenderin për drutë e zjarrit nuk ka as një metër kub të lëndës drusore në qytetin e Fushë Arrëzit.
Nxënësit kanë paralajmëruar bojkotimin e procesit mësimor ndërsa kanë kërkuar të ushtrohet kontroll mbi atë çfarë po ndodh në bashkinë e Fushë Arrëzit.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO