FUSHE-KRUJE- Një tentativë për vjedhjen e transformatorit të ujësjellësit ka lënë pa ujë të pijshëm qytetin e Fushë-Krujës.
Për këtë shkak prej 24 orësh qyteti i Fushë-Krujës vuan mungesën e ujit të pijshëm.
Qytetarët shprehen të alarmuar për këtë situatë, ndërsa Bashkia deklaron se po merr masa për riparimin e defektit.
Banorët ankohen se kjo situatë ka krijuar shumë vështirësi tek ta.
Ndërkohë nënkryetarii bashkisë së Fushë-Krujës, Ramiz Treni, pranon situatën dhe thotë se po merren masa për normalizimin e situatës në qytet.
Kjo nuk është hera e parë që banorët e Fushë-Krujës mbeten pa ujë të pijshëm për shkak të vjedhjes së transformatorëve, ndërkohë që policia vijon hetimet për kapjen e autorëve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com