FUSHË-KRUJË - Shqetësimet e banorëve të Fushë-Krujës kanë qenë në fokus të takimit të radhës të kandidatit të djathtë për këtë njësi vendore Hamdi Pasha.

Problemet kryesore kishin të bënin me infrastrukturën kryesisht atë rrugore, por u ngrit edhe problemi i mungesës së hapësirave publike, ndërsa papunësia dhe problemet sociale ishin gjithashtu pjesë e bashkëbisedimit.

Kandidati i djathtë u zotua para banorëve se dera e bashkisë do jetë e hapur dhe kërkesat e tyres do shqyrtohen nga grupet e punës.

Hamdi Pasha vijoi takimet edhe në fshatrat përreth Fushë-Krujës.

Redaksia Online
(Gre.M/ shqiptarja.com)