FUSHË-KRUJË – Mbytet në liqenin e Bubqit në Fushë-Krujë një 45 vjeçar, babai i katër fëmijëve. Ai kishte shkuar për t’u larë në liqen me shokët, por ka pësuar infarkt kur ishte në ujë.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bubq të Fushë-Krujës, në afërsi të Rinasit. Viktima, Rustem Buza 45 vjeç i martuar dhe me 4 fëmijët ka vdekur si pasojë e një patologjie kur po lahej në liqen. Mbytja e tij në liqen është lajmëruar nga shokët që e shoqëronin.
Policia lokale ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet.Siç kanë dëshmuar shokët e të mbyturit, Rustemi ka pësuar infarkt kur ishte zhytur në ujë. Trupi ka përfunduar në fund të liqenit duke mos u lënë mundësi për ndërhyrje.
Mbetet problem nxjerrja e trupit të 45 vjeçarit nga ujrat, pasi liqeni sipas banorëve të zonës është i thellë deri në 30 metra. Janë njoftuar polumbarët e RENEA-s, pritet mbërritja e tyre për nisjen e kërkimeve.
(rd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com