Fushë-Krujë-Milot, vidhen
mbrojtëset anësore të autostradës

Fushë-Krujë-Milot, vidhen<br />mbrojtëset anësore të autostradës
FUSHE-KRUJE- Mbrojtëset anësore të autostradës Fushë-Krujë –Milot kanë rënë pre e grabitësve, ndërsa banoret akuzojnë për këtë punonjësit e firmës ndërtuese të këtij aksi rrugor. Sipas tyre këto mbrojtëse metalike janë vjedhur në mes të ditës nga një grup njerëzish të organizuar me automjete me mjete çmontimi.
 
Dyshimi kryesor i banorëvë është se ato janë vjedhur për t’u shitur për skrap, ndërsa theksojnë së kur i kanë pyetur për këtë veprim ato janë shprehur së nuk janë paguar për punën e tyre.
 
Mungesa e këtyre mbrojtëseve vë në pikëpyetje të madhe sigurinë në këtë aks rrugor, i cili prej vitesh është në listën e zezë të aksidenteve në vendin tonë.
 
Heqja dhe vjedhja e këtyre objekteve fillon në Thumanë pranë kryqëzimit të Bushneshit dhe shkon deri në afërsi të fshatit Gjorme të Kurbinit.
 
Ndërkohë, përveç vjedhjes së këtyre mbrojteseve, një tjetër dukuri në këtë aks është edhe dëmtimi i tyre në daljet anësore. Këto dëmtime janë shkatuar nga banorët e zonës të cilët janë munduar të sigurojnë një hyrje më të shpejtë në autostradë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut