FUSHË-KRUJË - Aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur sot në mbrëmje në Fushë-Krujë.

Pikërisht në fshatin Bilaj janë përplasur një makinë me një fadromë dhe për pasojë të plagosur kanë mbetur dy persona, që gjendeshin tek makina.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, po punon për zbardhjen, por si shkak aksidenti dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar i makinës. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)