FUSHË KRUJË - Shpëtohet nga policia një vajzë 11-vjeçare që aksidentalisht kishte rënë në një pus 20 metra të thellë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Ura e Gjolës në Fushë Krujë.

Korrespondentit i A1 Report dhe Shqiptarja.com bën të ditur se, 11-vjeçarja S. Mëhilli, rreth orës 21:00 të ditës së djeshme, kishte rënë në pusetën e elektropompës nga ku nxirrej ujë.

Familjarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e Fushë Krujës. Ata e kanë nxjerrë me litar 11-vjeçaren, duke i shpëtuar jetën. Pusi ku ndodhi ngjarja ishte në oborrin e banesës së familjes Mëhilli.

E mitura më pas është shoqëruar për në Spitalin Ushtarak, ku është nën kujdesin e mjekëve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)