Fushë Krujë, vidhet për skrap
ujësjellësi i komunës Bubq

Fushë Krujë, vidhet për skrap<br />ujësjellësi i komunës Bubq
FUSHË KRUJË - Fenomenit të vjedhjeve për skrap nuk i ka shpëtuar as ujësjellësi i Komunës Bubq në Krujë. Tubacionet e ujësjellësit në Krujë kanë rënë pre e grabitjeve nga persona të papërgjegjshëm, duke e nxjerrë atë jashtë funksionit dhe dhjetëra banorët pa ujë të pijshëm.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në komunën Bupq, ndërsa ky ujësjellës furnizon me ujë banorët e fshatrave fshatrat Mazhë e vogël, Mazhë e Madhe dhe Mallkuç. Banorët e zonës e dënojnë këtë akt, për të cilin autorët duhet të vihen para përgjegjësisë.

Pompa e ujit kishte një vit që ishte djegur dhe nuk funksiononte, ndërsa banorët kanë qenë në pritje të riparimit të saj nga ana e komunës.

I kontaktuar në telefon, kryetari i komunës Bubq, Qemal Daci, thotë se ky dëmtim nuk është në përgjegjësitë, por ja faturon detyrimet për riparimin e saj drejtorisë së ujësjellësit të rrethit të Krujës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Letërsia shqipe mbetet pa mbret

Letërsia shqipe mbetet pa mbret