Në fushat e Akërnisë dhe Poros në Vlorë vazhdimisht janë dëgjuar zhurma avionësh që fluturojnë por edhe që ulen në këto fusha. Rasti më i fundit i regjistruar dy ditë më parë, duket se nuk ka qenë i vetmi, pasi dëshmitarët, por edhe gjurmët e rrotave të avionit janë të dukshme në këto sipërfaqe.

Fusha që shikoni në këto pamje është pikërisht vendi ku mëngjesin e së dielës ka zbritur avioni, i cili është larguar menjëherë pa arritur të kapet nga policia edhe për shkak të terrenit të vështirë të pakalueshëm për makinat. Nderkohë zona më parë ka funksionuar si bazë ushtarake por është e braktisur prej fillim viteve 90-të.

Gjurmët e avionit duken qartë në fushtat e gjelbëruara nga bari , sipas të dhënave pilotët njoftohen me anë të zjarrit se ku duhet të ulin avionët, pasi më parë është kontrolluar terreni .

Flasin familjarët e të ndaluarve
Për avionin e pikasur të dielën, policia shoqëori tre persona si të dyshuar se kishin lidhje me trafikun e drogës, por më pas u liruan sërish. Xhuliano Mehmetaj, rrëfen për
Report TV se familjarët e tij janë shoqëruar pa të drejtë, pasi ata nuk kanë lidhje me avionët por gjenden në zonë pasi kanë stanin e bagëtive. Por Mehmetaj rrëfen se në atë zonë dëgjohen vazhdimisht zhurma avionësh.

"Vetëm zhurmë kam dëgjuar, po se çfarë është bërë nuk e di. Morën në pyetje babanë tim, shoqëruan në polici vëllain. I morën në pyetje, dhanë deklaratë dhe me pas i lëshuan. Ne nuk dimë gjë, punojmë këtu me bagëti, nuk e di se çfarë ndodh këtu afër, jemi fajtor ne? Zhurmat janë të shpeshta"-tha Mehmetaj. 

fusha


fusha
fusha
FOTO

Prej tre ditësh në këtë zonë vihet re një numër i madh forcash policie, të cilat kanë krehur zonën dhe po kërkohen prova të cilat mund të lidhinin rastin e avionit me trafikun e lëndëve narkotike.

Redaksia online
(shqiptarja.com)