Ka mjaftuar një fundjavë me shi për të nxjerrë në pah terrenet skandaloze të futbollit shqiptar, që pikësëpari ndarkojnë me përgjegjësi Federatën Shqiptare të Futbollit, por edhe menaxhuesit e stadiumeve që janë bashkitë përkatëse.
Rasti më problematik është shënuar në Luz, atje ku është luajtur sfida mes Besës së Kavajës dhe Tomorit në kategorinë e parë. Përveç terrenit ajo që e ngarkon më shumë me përgjegjësi federatën në këtë rast është se delegati i ndeshjes nuk pranoi të ndërpriste sfidën pavarësisht kërkesës së lojtarëve.
Besa-Tomori është vetëm një nga rastet e kësaj jave, pasi në Kategorinë e Dytë ndeshja mes Përmetit dhe Labërisë është luajtur në një terren që ngjante me pishinë dhe jo fushë futbolli. Një situatë që ka rrezikuar jo pak edhe futbollistët, që në këto kushte rrezikojnë jo pak dëmtimet.
Ndërkohë pikat mbi I janë vendosur në Gjirokastër aty ku ndeshja Luftëtari-Flamurtari është zhvilluar në moçal. E gjithë kjo situatë rëndon te FSHF që shpeshherë trumbeton për terrene të reja, por realiteti është krejt i kundërt.