Fushata 25 prillit, Godole për Report Tv: S’do jetë ‘ndeshje’ gladiatorësh! Basha s’preferon ‘spektakël’, socialistët më të ashpër në retorikën politike

Pavarësisht se fushata elektorale nis zyrtarisht të enjten, partitë politike nuk kanë pritur afatin zyrtar të çeljes së saj, por kanë nisur që në krye të herës joshjen e elektoralit.  Retorika politike, sjelljet në fushatë janë të ndryshme nga liderët politikë, pavarësisht qëllimit të përbashkët, fitoren më 25 prill.

Për eksperten e komunikimit politik, Jonila Godole, kjo fushatë do të ketë karakteristika të veçanta, për vetë faktin se pandemia dikton orientimin drejt komunikimit online.

“Kjo fushatë është e rëndësishme për specifikat e komunikimit, pasi është përqendruar në anën virtuale, ka një lloj propagande që shkon drejtpërdrejtë nga lideri dhe partia te qytetari, pa një filtër në mes që të thotë kujdes, që është gazetari dhe sa më e mirë retorika, aq më shumë ngjit te publiku”

Retorika politike është ndryshimi i parë mes liderit socialist dhe atij demokrat. Godole thotë se në këtë aspekt, mazhorancën e sheh më agresive.

“Fushata është e gjatë është edhe një muaj dhe do shohim nëse opozita do të ruajë qetësinë që ka treguar deri më tani, dhe nëse pozita do të ndryshojë stilin e vet që deri tani është një stil agresiv në goditjen e kundërshtarit politik.”

Por cila është pika e fortë e dy liderëve politikë në këtë fushatë? Godole thotë se Rama vijon të përdorë mirë metaforën politike, ndërsa Basha po orientohet drejt modelit europian të politikanit. Shfaqjet e tij duke gatuar apo duke i lexuar së bijës në rrjetet sociale, sipas Godoles nuk do kenë impakt te votuesit.

“Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndikim të madh sepse zoti Basha nuk ka ardhur sot në politikë,  ka një kohë të gjatë, por në këtë fushatë ka zgjedhur të vijë si një politikan perëndimor që nuk bëjnë spektakël. Rama ka një përvojë të gjatë në politikë, është një individ politik që di ta përdorë mirë gjuhën, metaforat politike, dikur ishte diçka që përqafohej në masë nga njerëzit, por retorikën politike duhet ta shoqërojmë edhe me përmbajtje për të mos u konsumuar, dhe Ramës kjo i ka ndodhur”

Memet në këtë fushatë nuk janë ekskluzivitet vetëm i Ramës. Edhe kundërshtarët politik po e përdorin si një formë për të shkuar më pranë elektoratit. Por a vijojnë të jenë të ashtuquajturat meme ndikuese te votuesit?

“Nuk e besoj se funksionojnë aq shumë te votuesi i pavendosur. Te votuesi që është i vendosur me meme, përforcohet votuesi militant.”

E metë e kësaj fushate, sipas Godoles do të jetë përballja mes dy liderve politikë, ndërsa thekson se votuesi cilësor do të shohë programet e partive dhe nuk do të gënjehet nga strategjitë e mirëmenduara të marketingut politik.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK