TIRANË- Aleati i Sali Berishës, Fatmir Mediu është investuar që të paguajë fatura për konsulentin amerikan të kontraktuar nga PD, Chris LaCivita, me të cilin edhe vetë ai shfaqej shpesh edhe nga Amerika. Fatmir Mediu deklaron në raportin e dorëzuar në KQZ, se ka paguar 1,189 euro për LaCvitan. Pagesa ka shkuar për akomodim në një hotel luksoz në Tiranë për 4 ditë, nga 8 maji deri më 11 maj.

Sipas raportit, LaCivita është larguar nga hoteli ku akomodohej më datë 12 maj, pra një ditë pas zgjedhjeve parlamentare. Fatura për LaCivita përfshin edhe një masazh indian për kokën, 30 minuta, dhe që ka kushtuar 60 euro.  

Jo vetëm për LaCivita, por Mediu është kujdesur edhe për Paul Manafort, një një njeri i akuzuar në SHBA për lidhjet me Kremlinin, që ka bërë evazion fiskal, që ka pastruar para, ka bërë mashtrime bankare, ka kërcënuar dëshmitarë, ka gënjyer në dëshmi apo edhe krime të tjera federale. Edhe për Manafort, i cili është shfaqur krah Berishës, fatura për akomodim ka kushtuar 1,121 euro, ndërsa Steëart James Jackson i janë paguar 813 euro.

Në total gjatë fushatës, Mediu deklaron se ka shpenzuar rreth 118 mijë euro, nga të cilat 50 mijë euro kanë shkuar për të paguar mitingjet e Partisë Demokratike, me të cilin ishin në koalicion gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Ndërkohë, në raport zbulohet se Mediu ka kontraktuar një kompani amerikane, Harris Media, e cila i ka hartuar strategjinë e ndjekur në rrjetet sociale gjatë fushatës. Pagesa për kompaninë amerikane është 35 mijë euro.

Akomodim në Hotel (Maj 2025):
◦ Fatura për Stewart James Jackson: 81,312.00 ALL (kryesisht akomodim).
◦ Fatura për Paul Manafort: 112,116.00 ALL (akomodim dhe shërbime të tjera).
◦ Fatura për Chris LaCivita: 118,916.00 ALL (akomodim, bar dhe shërbime masazhi)

 

Partia Republikane (PR) ka pasur një total të ardhurash prej 11,808,057 lekë
Këto të ardhura janë ndarë sipas burimeve si më poshtë, bazuar në Përmbledhjen Financiare të subjektit:
1. Totali i të ardhurave nga fondet publike (Financime publike): Shuma: 2,689,113.00 ALL.
2. Totali i të ardhurave të krijuara nga vetë partia (Financime jopublike): Shuma: 9,118,944.84 ALL.

 

Faturat për LaCivita dhe Manafort

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:39
Mediu harxhoi 118 mijë € gjatë fushatës së 11 majit, 50 mijë euro ia dha Berishës për mitingjet

1761585529_fatmirmediu.jpg

Partia Republikane e Fatmir Mediut ka shpenzuar 118 mijë euro gjatë fushatës së 11 majit. Nga këto, 50 mijë euro kanë shkuar për financimin e mitingjeve në bashkëpunim me PD.

Ora 13:33
Fushata e 11 majit, Mediu kontraktoi kompaninë amerikane 35 mijë dollarë për median online

1758019907_fatmirmediu.jpg

Fatmir Media ka kontraktuar një kompani amerikane për zgjedhjet e 11 majit, për të bërë strategjinë e rrjeteve sociale. Në raportin që ka dorëzuar në KQZ, thuhet se Mediu ka paguar 35 mijë euro kontratën e PR me Harris Media.

Pjesë nga kontrata

“Klienti do t'i paguajë Kontraktorit një Mbajtëse sipas orarit të mëposhtëm:

a.            Do të paguhet paraprakisht për shërbimet që përfshijnë konsulencën dhe strategjinë dixhitale, menaxhimin e mediave sociale, dizajnin grafik, menaxhimin e bazës së të dhënave, redaktimin e videove të lehta, marketingun me email, mirëmbajtjen e faqes së internetit dhe ndihmën me METА.

b.            Kontraktori do të shërbejë si strateg i medias dixhitale, duke marrë pjesë në thirrje dhe takime ditore dhe/ose javore me kërkesë të Klientit dhe duke përgatitur raporte mbi aktivitetet dhe planet mbi iniciativat kryesore në mënyrë të rregullt me kërkesë të Klientit.

Si pjesë e Marrëveshjes së Mbajtjes, Kontraktori do të dërgojë Zëvendëspresidentin e Çështjeve Politike të Harris Media, Brian Ruddle, në Tiranë për datat nga 12 prilli 2025 deri më 19 prill 2025. Përveç kësaj, Harris Media do të dërgojë një nga ekzekutivë tanë të lartë të kontabilitetit, Austin Parsons, për t'u vendosur në vend nga 12 prilli  deri në fund të fushatës. Anëtari/anëtarët e stafit të integruar do të punojnë në koordinim të ngushtë me ekipin e Klientit për të ofruar mbështetje në vend, për të ekzekutuar detyra të lidhura me fushatën dhe për të siguruar integrim të përsosur me përpjekjet e vazhdueshme të marketingut dixhital. Kjo dispozitë nuk do të interpretohet si një marrëdhënie pune midis anëtarit të stafit të integruar dhe Klientit. Anëtari i stafit do të mbetet nën drejtimin dhe punësimin e Kontraktorit gjatë gjithë kohëzgjatjes së detyrës.

Shpenzimi do të paguhet sipas skemës së mëposhtme:

- Shpenzim një herësh prej 35,000 dollarësh, për të gjithë kohëzgjatjen e kësaj marrëveshjeje

(2) Klienti do të rimbursojë Kontraktorin për të gjitha rregullimet e udhëtimit dhe akomodimit në përputhje me kushtet e përcaktuara në seksionin e lartpërmendur të kësaj Marrëveshjeje”.

Partia Republikane (PR) ka pasur një total të ardhurash prej 11,808,057 lekë.

Këto të ardhura janë ndarë sipas burimeve si më poshtë, bazuar në Përmbledhjen Financiare të subjektit:

1. Totali i të ardhurave nga fondet publike (Financime publike):

    ◦ Shuma: 2,689,113.00 ALL.

2. Totali i të ardhurave të krijuara nga vetë partia (Financime jopublike):

    ◦ Shuma: 9,118,944.84 ALL.

 

 

 

Ora 12:25
PL harxhoi 100 mijë euro gjatë fushatës së 11 majit, 70 mijë euro i ‘sakrifikoi’ për mitingjet me PD

Partia e Lirisë ka shpenzuar 100 mijë euro në total gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. PL e drejtuar nga Ilir Meta ka depozituar në KQZ raportin e të ardhurat dhe shpenzimet, nga ku vihet re se 70% të të ardhurave Partia e Lirisë e ka ‘sakrifikuar’ për aleatin e tyre Sali Berisha.

Sipas shifrave të depozituara nga Partia e Lirisë, 70 mijë euro nga buxheti i tyre ka shkuar për mitingjet e përbashkëta me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike. Shuma 70 mijë euro, është shifra më e lartë që përmendet nga PL për mitingje, tubime dhe aktivitete në fushatë.

Gati 20 mijë euro janë shpenzuar për transportin, ndërsa 11,352 € janë shpenzime administrative ku përfshihen pagesa për Kamela Nacollari, Florjan Sina, Gaming Store Elios, ZAJS AUTO, Benja Shpk, dhe Shpresa Bacelli. Partia e Lirisë ka paguar gati 3300 euro për mediat sociale një pagesë që ka shkuar në emër të Hamez Gjonaj. 

Ndërkohë, Ilir Meta që fushatën e ‘realizoi’ nga qelia nuk ka shpeznuar asnjë para nga buxheti i Partisë së Lirisë, por nga ana tjetër Meta nuk ka arritur as të gjejë donatorë për të mbështetur fushatën e partisë. Edhe kandidatët e tjerë të PL-së, që u vendosën në lista të mbyllura pas koalicionit me Berishën, nuk kanë shpenzuar asnjë para.

Raporti Financiar për 11 majin i PL-së
Totali i të ardhurave nga fondet publike: 9,140,730
Totali i të ardhurave nga vetë partia: 2,000,000
Totali i të ardhurave: 11,140,730
Te ardhurat
Totali i të ardhurave nga individë: 88 000.0
Totali i të ardhurave nga persona juridikë: 495 000.0
Totali i të ardhurave: 583 000.0

 

Kandidatët
Ilir Metaj, lista e hapur, Tiranë, jo fitues Zero donatorë, zero shpenzime
Brunilda Haxhiu lista e mbyllur, Fier,  fituese (zero)
Tedi Blushi, Lista e mbyllur Tiranë, Fitues (zero të ardhura e shpenzime)
Edmond Haxhinasto, Lista e mbyllur, Elbasan, Fitues

 

13 faturat e PL-së me Metën në burg dhe fushatë pa sponsora
70 mijë euro financim për mitingjetet e përbashkëta me PD
1.         Mitingje/tubime dhe aktivitete në fushatë 7 000 000 (PL pagese per shpenzime perbashketa PD-se)
2.         Media sociale 334000
3.         Shpenzimet administrative 200000
4.         Shpenzimet administrative 25190
5.         Transporti 616975
6.         Transporti 250000
7.         Transporti 943650
8.         Transporti 200070
9.         Shpenzimet administrative 56000
10.       Shpenzimet administrative 35000
11.       Shpenzimet administrative 800280
12.       Shpenzimet administrative 18700
13.       Shpenzimet administrative 18700

 

(Kliko për të lexuar dokumentin e plotë)