Partia e Lirisë ka shpenzuar 100 mijë euro në total gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. PL e drejtuar nga Ilir Meta ka depozituar në KQZ raportin e të ardhurat dhe shpenzimet, nga ku vihet re se 70% të të ardhurave Partia e Lirisë e ka ‘sakrifikuar’ për aleatin e tyre Sali Berisha.

Sipas shifrave të depozituara nga Partia e Lirisë, 70 mijë euro nga buxheti i tyre ka shkuar për mitingjet e përbashkëta me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike. Shuma 70 mijë euro, është shifra më e lartë që përmendet nga PL për mitingje, tubime dhe aktivitete në fushatë.

Gati 20 mijë euro janë shpenzuar për transportin, ndërsa 11,352 € janë shpenzime administrative ku përfshihen pagesa për Kamela Nacollari, Florjan Sina, Gaming Store Elios, ZAJS AUTO, Benja Shpk, dhe Shpresa Bacelli. Partia e Lirisë ka paguar gati 3300 euro për mediat sociale një pagesë që ka shkuar në emër të Hamez Gjonaj. 

Ndërkohë, Ilir Meta që fushatën e ‘realizoi’ nga qelia nuk ka shpeznuar asnjë para nga buxheti i Partisë së Lirisë, por nga ana tjetër Meta nuk ka arritur as të gjejë donatorë për të mbështetur fushatën e partisë. Edhe kandidatët e tjerë të PL-së, që u vendosën në lista të mbyllura pas koalicionit me Berishën, nuk kanë shpenzuar asnjë para.

Raporti Financiar për 11 majin i PL-së
Totali i të ardhurave nga fondet publike: 9,140,730
Totali i të ardhurave nga vetë partia: 2,000,000
Totali i të ardhurave: 11,140,730
Te ardhurat
Totali i të ardhurave nga individë: 88 000.0
Totali i të ardhurave nga persona juridikë: 495 000.0
Totali i të ardhurave: 583 000.0

 

Kandidatët
Ilir Metaj, lista e hapur, Tiranë, jo fitues Zero donatorë, zero shpenzime
Brunilda Haxhiu lista e mbyllur, Fier,  fituese (zero)
Tedi Blushi, Lista e mbyllur Tiranë, Fitues (zero të ardhura e shpenzime)
Edmond Haxhinasto, Lista e mbyllur, Elbasan, Fitues

 

13 faturat e PL-së me Metën në burg dhe fushatë pa sponsora
70 mijë euro financim për mitingjetet e përbashkëta me PD
1.         Mitingje/tubime dhe aktivitete në fushatë 7 000 000 (PL pagese per shpenzime perbashketa PD-se)
2.         Media sociale 334000
3.         Shpenzimet administrative 200000
4.         Shpenzimet administrative 25190
5.         Transporti 616975
6.         Transporti 250000
7.         Transporti 943650
8.         Transporti 200070
9.         Shpenzimet administrative 56000
10.       Shpenzimet administrative 35000
11.       Shpenzimet administrative 800280
12.       Shpenzimet administrative 18700
13.       Shpenzimet administrative 18700

 

(Kliko për të lexuar dokumentin e plotë)


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Fushata e 11 majit, Mediu 1100 euro pagesa për fjetje e masazh indian LaCivitas, 1100 euro edhe për Manafort