Fushata e BE për të siguruar vaksinat: Burokraci e pafund dhe kontrata të këqija

Përpjekjet për të siguruar vaksinat në BE, kanë filluar t’i ngjajnë një vepre tragjikomike, ku ajo po ecën para vetëm sepse të gjithë konkurrentët e tjerë e kanë të pamundur ta sigurojnë atë. Vonesat në shpërndarjen e dozave të mjaftueshme, premtojnë një fiasko. Por pse ndodhi një gjë e tillë, vetëm pak javë pasi ka nisur fushata e vaksinimit?

Vonesa drejt Britanisë së Madhe dhe shembulli i Izraelit

Kur bëhet fjalë për numrin e të vaksinuarve BE mbetet shumë prapa Britanisë dhe Amerikës. Danimarka e cila ka arritur të sigurojë rezultatet më të larta nga 27 vendet anëtare, administroi 3.7 doza për 100 banorë. Mbretëria e Bashkuar po ecën me tre herë më shpejt në 10.8 ndërsa SHBA me dyfish 7.1. Italia ka ngecur në 2.5. Mesatarja e BE-së është 2. Ndërkohë që Izraeli shënon një mesatare të paarritshme 47.9  në 100.

Burokracia dhe afatet e stërzgjatura të EMA

Një nga arsyet që vaksinimi në BE të jetë i vonë ëhtë procesi i miratimit të vaksinës nga EMA. FDA Amerikane dhe MHRA Britanike i kanë dhënë dritën jeshile vaksinës së Pfizer përkatësisht 10 dhe 19 ditë më herët se EMA. Amerika i dha dritën jeshile vaksinës së Modernas më 18 dhjetor 2020, ndërsa Brukseli dhe Londra e bënë këtë më 6 dhe 8 janar të këtij viti. Britania tashmë ka autorizuar vaksinën e AstraZeneca në 30 dhjetor.  Vonesa në krahasim me amerikanët nuk është asgjë e re, duke pasur parasysh që BE, sipas një studimi mbi barnat e miratuar midis 2014 dhe 2016, për të arritur në një vendim - i cili është i njëjtë në mbi 90% të rasteve që merren nga kolegët, procesi zgjat rreth katër muaj më shumë.

Kontrata miliarderësh, por BE nuk godet dot në shenjë

Pjesa më e dhimbshme e gjithë kësaj çështje janë marrëveshjet e bëra me kompanitë farmaceutike. Vonesat në dorëzim varen kryesisht nga ajo që është negociuar me Big Pharma dhe në kohën kur këto diskutime janë bërë. Çështja e AstraZeneca është e veçantë: Kryeministri britanik Boris Johnson nënshkroi një marrëveshje për 100 milion doza në maj 2020 dhe Komisioni i BE nënshkroi katër muaj më vonë një kontratat për 300 milion doza.

"Kjo është arsyeja pse - shpjegoi qartë drejtori i Pascal Soriot në një intervistë me La  Repubblica - Londra nuk ka pasur vonesa në dërgesa". 

I pari që nënshkruan është i pari që shërbehet.

Problemi tjetër? Komisioni i BE , akoma merret me AstraZeneca, e cila nuk ka marrë ende miratimin e EMA, ndërkohë që mund të porosisë më shumë doza të Pfizer, i cili edhe ka marrë miratimin  e institucioneve shëndetësore. 

Marrëveshjet e nënshkruara nga Gjermania nuk duhen kaluar pa u vënë re

Gjermanët ishin të parët që kuptuan se gjërat nuk po shkonin si duhet. Megjithëse BE kishte urdhëruar të mos negociohej individualisht me kompanitë farmaceutike, Berlini në korrik 2020 tashmë negocio individualisht me Pfizer për 30 milion doza shtesë. Gjermania e mbylli marrëveshjen në shtator. Nga ana tjetër Komisioni arriti një marrëveshje me gjigantin vetëm në nëntor dhe për 300 milion doza, të cilat më pas do të bëheshin 600 disa javë më vonë, por tanimë është e qartë se edhe ato doza do të vijnë me vonesë. Problemi, të cilin Gjermania dhe BE kurrë nuk e kanë sqaruar plotësisht, është se marrëveshja e nënshkruar nga Berlini do të ketë përparësi mbi atë të nënshkruar nga Brukseli. Kështu që dozat do të shkojnë fillimisht te gjermanët dhe më pas te qytetarët e tjerë evropianë.

Tanimë Berlini është drejtuar nga vaksina Ruse

Brenda Unionit, ka nga ata që tashmë i janë drejtuar Rusisë dhe Kinës për të marrë vaksina të tjera anti Covid. Megjithëse komuniteti shkencor ka disa dyshime në lidhje me efikasitetin dhe sigurinë e këtyre vaksinave. Hungaria ishte e para që iu drejtua Kremlinit për ndihmë. Gjermania po ashtu  mori një kthesë spektakolare. Në gusht, Ministri i Shëndetësisë e deklaroi hapur vaksinën ruse Sputnik V si "të pasigurt" dhe vetëm një javë më parë, Berlini ofroi të ndihmojë Rusinë të kalojë në procesin e miratimit të EMA-s. "Nëse merr OK,  specifikoi Kancelarja Angela Merkel - ne do të shqyrtojmë përdorimin e saj tha ajo ".

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor