Kryeqyteti, Tirana është zbukuruar për festat e fundvitit. Ndërsa atmosfera mbrënë në sheshin Skëndërbej për Krishtlindje ka qenë tepër elektrizuese.
Bashkia ka organizuar koncerte muzikor me të ftuar speciale në skenën e ngritur pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
E mbrëmë në koncert ishte e ftuar këngëtarja e njohur Merita Halili e cila me zërin e saj dhe këngët e saj bëri që sheshi i madh të kthehej në një pistë vallëzimi të këngëve popullore shqiptare.
E koncertet do të vijojnë në sheshin 'Skënderbej' me Sinan Hoxhën, Eli Farën e Arjola Toskën që do të këndojën të dielën më 29 dhjetor.
Video u postua nga kryebashkiaku Erjon Veliaj.