Fushata e Julia Roberts, aktoret fushatë pro Harris: Tradhëtoni burrat e votoni Kamalën

Fushata e Julia Roberts, aktoret fushatë pro Harris: Tradhëtoni burrat e votoni Kamalën

Julia Roberts e Kamala Harris

“Pretty woman” Julia Roberts (Aktorja e njohur që luan nw film krah Richard Gere)  inkurajon gratë të votojnë në mënyrë të pavarur nga partnerët e tyre.

Në një videomesazhin e postuar në rrjetet sociale ajo shkruan: “Në të vetmin vend në Amerikë ku gratë kanë ende të drejtën e zgjedhjes, kutinë e votimit, Votoni kë të doni. Askush nuk do e dijë”.

Kjo fushatë është një reagim ndaj rregullave dhe presioneve konservatore që kufizojnë lirinë e mendimit dhe zgjedhjes së grave, sidomos pas vendimit të Gjykatës së Lartë për anulimin të së drejtës për abort.

Është nxitje e fushatës së kongresmenes Liz Cheney, republikane që ka mbështetur Harris e që thotë: ‘Tradhtoni burrat tuaj në fshehtësinë e kutisë së votimit!’ me një frazë të tillë: “Çfarë ndodh në qendrën e votimit qëndron në qendrën e votimit”

Reklama u publikua nga ‘Vote Common Good’ një organizatë politike e mbështetur nga të krishterët që mbështet fushatën e Zëvendës Presidentes Kamala Harris.

Sondazhet e bëjnë të qartë se Amerika tani është e ndarë edhe sipas gjinisë.

Kudo, duke përfshirë shtetet në rrezik, burrat kanë më shumë gjasa të zgjedhin ish-presidentin që mburret se "ka kapur zonjat". Dhe gratë kanë më shumë gjasa të votojnë Harris. Ai është vetëdijshëm për pasojat e anulimit nga Gjykata e Lartë të së drejtës kushtetuese për abort.

Drejtori Ekzekutiv i Vote Common Good Doug Pagitt iu përgjigj kritikëve të reklamës se dëgjoi zërin e votueseve gra në Michigan të cilat ndihen nën presion për të votuar në përputhje me zgjedhjet e burrave të tyre.

“Do të doja të mos ishte kështu, por sinqerisht ka”, tha ai. "Kështu që kur i dëgjoni këta njerëz që thonë (reklama) është e datës ose nuk ndodh më, do të dëshiroja që ata të flasin me votueset gra që ndjejnë presionin."

Krah Kamala Harris janë renditur dhe aktorë si George Clooney ose Mark Hamil nga Star Wars,  Beyoncé që lejoi të përdoret kënga e saj "Freedom" në fushatë. Apo dhe Taylor Swift me postimin e saj një fotografi me macen e saj Benjamin Button me mbishkrimin "Gruaja me mace pa fëmijë". Një referencë ndaj komenteve të kandidatit republikan për nënpresident JD Vance para tre vitesh se gratë pa fëmijë nuk duhet të kenë një rol të madh në vendimet mbi të ardhmen e vendit.

Krah saj janë dhe Sarah Jessica Parker dhe Jennifer Lopez që u shfaq të premten me Kamalën në Las Vegas.

Ndësa krah fushatës së Trump janë burrat me muskuj, si boksieri Mike Tyson apo John Voight, babai i Angelina Jolie, I cili sapo ka marrë rolin Reganit në filmin biografik kushtuar president i ndjerë.

Por a kanë rëndësi opinionet e yjeve? Po, sipas një studimi të fundit të Harvardit: “Të rinjtë u besojnë pak institucioneve dhe mediave, por bëjnë një përjashtim për idhujt e tyre”. /reppublica/

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja