Fushata kundër Kancerit, ASHRT
me mësuesit apel për ekzaminim

Fushata kundër Kancerit, ASHRT<br />me mësuesit apel për ekzaminim
TIRANË - Jeta është muzikë, ndaj notat e saj duhen luajtur me shumë kujdes. Kështu e nisën fushatën sensibilizuese për parandalimin e kancerit të gjirit Autoriteti Shëndetësor Rajonal i Tiranës me mësuesit e liceut artistik “Jordan Misja”.

Këtë vit target grupi më prioritar janë mësueset mbi 50 vjeç pasi kjo moshë është më e rriskuar nga prekja e sëmundjes që po përhapet me shpejtësi. Por nuk bëjnë përjashtim as moshat e reja, pasi sipas onkologut Ilir Qefalia, është ulur mosha e femrave që preken nga kanceri i gjirit.
 
“Do t’iu rekomandoja të gjithëve që edhe me fëmijët, të afërmit e me shokët e shoqet ta provomi këtë, sepse kemi pasur raste të kancerit ë të gjirit edhe në moshat 16-17 vjeçare. Nuk duhet të merret më me atë frikë që është marrë deri më sot. Sepse kanceri sot shërohet dhe gjithmonë sa më herët ta kapim, në stadin më të hershëm ta kapim atëherë mundësia për t’u shëruar dhe mundësia për të mos vdekur nga kanceri është shumë herë më e madhe.”-tha Ilir Qefalia, mjek onkolog
 
Drejtoresha e Shëndetit publik Mira Veizi u bën apel të gjitha grave të bëjnë kontrolle në kohë për t'ju gëzuar jetës dhe fëmijëve të tyre.
“Nëse ju bashkë me mua do ta dëgjoni me shumë vëmendje muzikën e asaj zemrës së vogël që bëri aty. Me thënë të drejtën mua mu rrëqeth mishi, po sikur unë pa vetëdijen time, pa kontrollin tim, pa ndërgjegjësimin tim t’i lë ata fëmijë rrugëve. Për çfarë?! Për hiç gjë. Pa lek pa gjë, thjesht për t’u parë.” U shpreh Mira Veizi, drejtoreshë e Shëndetit Publik
 
Mësueset e Liceut Artisktik në Tiranë u shprehen se kontrollet për identifikimin e kancerit të gjirit janë të nevojshme dhe se ato vetë do të bëjnë mamografinë gjatë këtij muaji.

“Po patjetër, kjo e sotmja ishte informuese për mua e gjithë të tjerët. Por jo se unë e kam për herë të parë një ekzaminim të tillë. Vetë mosha në të cilën unë ndodhem është delikate. Deri tani jam ekzaminuar me ekografi. Ka ardhur momenti të bëj edhe mamografinë dhe me kënaqësi do të shkoj. Jo vetëm se është periudha, por duhet bërë. Kam një mesazh për t gjitha gratë e moshës sime, por edhe më të reja ta bëjnë, është një ekzaminim që nuk kushton. Nuk dhemb mbi të gjitha dhe nuk pse të mos bëhet.”-u prej një nga mësueset.

Në ditët në vazhdim Autoriteti Shëndetësor do të bëjë fushata sensibiluzese në disa shkolla të kryeqytetit.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024