Fushata #lumturiaesaj është një lëvizje sociale e mbështetur nga Fibank

Fushata #lumturiaesaj është një lëvizje sociale e mbështetur nga Fibank

Fushata #lumturiaesaj e mbështetur nga Fibank

Aktivitetet e Pergjegjesise Sociale nga Fibank synojne ne impaktin afatgjate për përmirësimin e shoqërisë. FIBANK synon të jetë një nga 10 bankat e para në Shqipëri dhe në rajon që njihet si dinamike, inovative dhe e orientuar ndaj klientëve, që ofron produkte dhe shërbime cilësore, duke gjetur mundësi të shkëlqyeshme për të zhvilluar punonjësit si edhe për të kontribuar ne shoqeri.

Një nga shtyllat kryesore të strategjisë së Fibank është të jetë një institucion me përgjegjësi sociale i cili kontribuon në komunitet. Aktivitetet e Pergjegjesise Sociale të Fibank synojnë të kenë një kontribut afatgjatë në shoqëri duke marrë pjesë aktivisht në ngjarje shoqërore, duke mbështetur kompanitë jofitimprurëse dhe organizatat me qëllime idealiste që punojnë në fushën e arsimit, kulturës, bamirësisë etj.

Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës është një nga partnerët afatgjatë që Fibank ka mbështetur vazhdimisht me qëllimin per ndergjegjesimin e te Rinjve mbi Dhunën Kundër Grave, duke u fokusuar në dhunën e partnerit.

Fushata #lumturiaesaj është një lëvizje sociale e zhvilluar nga fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës dhe e mbështetur nga Fibank. Kjo fushatë është një thirrje për drejtësi dhe adresimin e pabarazive me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat përmes mesazheve pozitive dhe jo për të adresuar drejtpërdrejt Dhunën kundër Grave.

Fibank synon të promovojë mesazhin pozitiv Ne besojmë se ndryshimi është i mundur! Ne besojmë se gratë dhe burrat e zakonshëm janë të aftë të veprojnë për të ndryshuar rrethanat e tyre.

Fondacioni në partneritet me Fibank ka prezantuar mënyra të ndryshme të ndikimit të ndërgjegjësimit kundër dhunës. Ata kanë organizuar disa veprimtari si: "Celebrateher-Walts of Love", një vallëzim masiv me pjesëmarrjen e studentëve dhe punonjesve në sheshin Skënderbej, "Përmes syve të fëmijëve", një konkurs fotografik që solli aspekte të jetës së përditshme të nënave shqiptare, siç shihet dhe perceptohet nga fëmijët e tyre, etj.

Aktivitetet e Pergjegjesise Sociale të Fibank gjithmonë do të mbështesin lëvizjet shoqërore që sjellin permiresime në planin afatgjatë, si mentaliteti dhe edukimi për të gjitha gjeneratat.


Fushata #lumturiaesaj e mbështetur nga Fibank

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë