Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth mesnatës zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj janë sulmuar me armë zjarri.
Sipas Policisë nga ky sulm është dëmtuar një dritare e zyrave të kësaj partie dhe një dritare e një lokali që gjendet në afërsi të selisë së PDK-së.
“Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky sulm. Policia po heton për të dyshuarit e mundshëm" tha për KosovaPress, Fexhrije Pllana nga Policia rajonale.
Situata në Kosovë është nxehur pas nisjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen 11 qershor.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com