Por, edhe pse të ardhurat nuk janë ato të pritshmet, vërehet se janë rritur shpenzimet gjatë kësaj periudhe elektorale, kur ishin planifikuar 161.4 miliardë lekë, ndërkohë që janë shpenzuar 171.1 miliardë lekë.
Me rritje mbi planifikimin rezultojnë edhe shpenzimet kapitale, ku nga 27 miliardë lekë që ishte planifikimi janë shpenzuar 33.2 miliardë lekë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, deficiti buxhetor për këtë periudhë arriti në 38.2 miliardë lekë.
Performanca jo e mirë në realizimin e të ardhurave e ka shoqëruar administratën fiskale gjatë gjithë vitit të kaluar. Në programimin vjetor të buxhetit, të ardhurat janë llogaritur të jenë në vlerën 360.6 miliardë lekë, shpenzimet në 409.5 miliardë lekë dhe deficiti buxhetor në vlerën e 48.9 miliardë lekëve.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)