Janë krijuar disa manikinë, ndryshe nga manikinët klasikë që jemi mësuar të shohim nëpër vitrinat e dyqaneve në të gjithë botën.
Nëpërmjet një video të vendosur në platformën youtube, paraqiten këta manikinë të krijuar për personat me aftësi të kufizuar, video e cila ka arritur pothuajse 800 mijë klikime.
Kjo video është realizuar nga shoqata zviceriane Pro Infirmis, për fushatën e sensibilizimi të quajtur Fushata "Askush nuk është perfekt", në mbështetje të personave me aftësi të kufizuar.
Pamjet që shohim, janë krijuar në një studio në Zyrih dhe kanë emocionuar botën e internetit.
Manikinët klasikë, të ashtuquajtur simbole të perfeksionit, janë krijuar duke marrë masat e personave me aftësi të kufizuar, duke bërë një përqasje me ta. Qëllimi i kësaj fushate senzibilizimi, është që të thyhet stereotipi i perfeksionit në shoqëri, duke mos bërë diferencime. Iniciativa e kësaj shoqate, nuk mbeti vetëm një ide, por disa nga këta manikinë janë përdorur në disa dyqane në Zyrih të Zvicrës.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com