Fushata, Tahiri: Në 25 qershor
mos shpërndani votat, votoni PS

Fushata, Tahiri: Në 25 qershor<br />mos shpërndani votat, votoni PS
Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri gjatë një takimi  me banorët e Kasharit ka deklaruar se Vettingu është mënyra më e mirë për të pastruar nga sistemi i drejtësisë të gjithë ata që kanë vjedhur.
 
Sipas tij shqiptarët janë rropatur për vite e vite me radhë dyerve të gjykatave pa arritur të gjejnë drejtësi.
 
‘’Ka shumë prej jush që janë përplasur dyerve të gjykatave dhe s’kanë marrë kurrë drejtësi. Ka shumë prej jush që kanë humbur pronën apo nuk e kanë marrë ende pronën.
 
Ka shumë prej jush që kanë pasur probleme pa fund në jetën e tyre dhe ka shumë prej jush që kanë pasiguri për të ardhmen vetëm për këtë shkak. Për shkakun e mungesës së reformës në drejtësi.
 
Ne e përmbushëm këtë angazhim. Ishte angazhimi ynë më i madh dhe e përmbushëm. Në fund të 4 viteve ne i dhamë fund mënyrës së pacipë të trajtimit të qytetarëve në dyert e gjykatave.
 
Dhe tashmë hapet një kapitull i ri që mbyll 25 vitet e kaluara dhe i jep mundësinë qytetarëve të trajtohen me dinjitet, me barazi dhe me drejtësi para dyerve të gjykatave për më shumë drejtësi
’’ theksoi Tahiri
 
Kreu i PS Tiranës duke ju drejtuar të pranishmëve deklaroi se është e domosdoshme që të gjithë të votojnë Partinë Socialiste në datën 25 qershor për të garantuar kështu Shqipërinë që duam.
 
‘’Në qoftë se në të kaluarën keni dëgjuar s’ka problem shpërndarja e votës se këtu jemi, mos e bëni më. Votoni vetëm Partinë Socialiste të Shqipërisë.
 
Në qoftë se në të kaluarën keni dëgjuar që hajde s’ka problem këtu jemi të gjithë bashkë, po thonë shpërndani votën. Mos e bëni më dhe bindini të gjithë. Ka vetëm një alternativë dhe kjo është Partia Socialiste.
 
Në qoftë se në të kaluarën dini që keni komshinj apo të afërm që kanë bërë Pazar me votën për cilën do arsye, shpjegojani që pazari në datën 25 kushton një Pazar më shumë për 4 vitet e ardhshme.
 
Dhe kjo është e gjitha në kurrizin e tuaj dhe familjeve tuaja. Kështu që bindini të gjithë ata që njihni, që nuk ka Pazar në datën 25. Ka vetëm një alternativë dhe kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë
’’ shtoi ndër të tjera Saimir Tahiri.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false