Një trend i ri ka nisur të praktikohet në restorantet Franceze, ku mjaft prejt tyre në të gjithë vendin janë organizuar në një fushatë për të promovuar gastronominë franceze.

Nëpërmjet motos “miku juaj është i ftuari jonë” shefat e guzhinës franceze kanë inicjuar këtë fushatë duke rregulluar çmimet që për një porosi të paguar të mund të hahen dy racione për secilën porosi.

Sipas shefit të guzhinës Frederic Vradon ky është një kocept që jo vetëm jep mundësinë e provimit të varieteteve të ndryshme të gastronomisë tepër të pasur franceze, duke nxitur fansat e ushqimit të provojnë sa më shumë shije të ndryshme, por dhe ndihmon që njerëzit të konsumojnë vakte me miqtë e tyre duke i bërë atë të ndihen shumë herë më mirë.

Nisma “Të gjithë në restorant” me “bli një merr një tjetër falas për miqtë” do të zgjasë vetëm një javë, por shtrirja e saj tepër e gjërë do t’u japë mundësinë të gjithë fansave të ushqimit mundësinë për të provuar një larmishmëri recetash ekskluzive. 

Sipas Vardon kjo tenton t’i bëjë restorantet me emër më pak të “frikshëm” dhe të nxisë njerëzit të ndajnë me njëri-tjetrin, të shkëmbejnë jo vetëm ushqim por dhe dashuri.

Kjo fushatë bëhet çdo vit që kur u nis nga shefi i famshëm i kuzhinës franceze Alain Ducasse, duke rregjistruar deri më tani rreth 1 mijë restorante, nga ata më luksozët deri tek ata tradicionalët.

Në vitin e pestë të tij, kjo nismë premton të përhapet dhe në vende të tjera Europiane si Gjermania, Italia, Belgjika, Zvicra e Luksemburgu. Nëpërmjet një faqe online (tousaurestaurant.com) çdokush mund të porosisë një tavolinë për vete dhe miqtë e tij, për drekë ose për darkë, kudo që dëshiron.

Një prej klientëve që është rikthyer sërisht për të provuar këtë “festival të gastronomisë” siç ai e quan, thotë se kjo e ka ndihmuar të shkojë në vende që as nuk i kishte menduar dhe të eksperimentojë ushqime nga më të ndryshmet. Dhe ndihet aq entuziast, sa nuk do të rreshtë kurrë se provuari një eksperiencë të tillë unike.    

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)