/ATSH-AFP/ - Disa shoqata të viktimave të diktaturës frankiste filluan sot në Madrid një fushatë për t'i kërkuar të gjitha partive spanjolle të angazhohen në krijimin e një "Komisioni të së Vëretës", për të përcaktuar krimet e frankizmit, 40 vite pas vdekjes së Francisco Franco.
Platforma për krijimin e një Komisioni të së Vëretës mbi krimet e frankizmit (1939-1975) përbëhet nga shumë shoqata, familje të personave të zhdukur, juristë dhe përkrahës së të drejtave të njeriut.
"Deri në organizimin e zgjedhjeve legjislatve të parashikuara më 20 dhjetor, ne i kërkojmë partive të angazhohen, një herë për gjithmon, që të aplikojnë rezolutat e OKB-së", deklaroi zëdhënësi i platformës, gazetari Jordi Gordon.
"Bëhet fjalë kryesit që të arrihet në krijimin e një komisioni parlamentar për të njohur viktimat e frankizmit dhe të përcaktojë faktet", vazhdoi ai.
"Ne jemi vendi i dytë në botë për persona të zhdukur, pas Kamboxhias. Në Spanjë flitet për 140 mijë të zhdukur dhe janë gjetur 2 381 varreza të përbashkëta që ende nuk janë hapur", theksoi Gordon.
Platforma kërkon gjithashtu një hetim zyrtar për të përcaktuar sasinë e vjedhjes së fëmijëve, që i janë marrë nënave nën regjimin frankist.
/Shqiptarja.com