Një kultivues i lëndës narkotike kanabis sativa ka rënë në një humnerë në fshatin Lajthizë të Fushë-Arrëzit teksa po pëpiqej t'i ikte forcave të rendit.

Report TV mëson se policia e Pukës ishte nisur në aksion pas informacioneve për një parcel kanabisi në fshatin e thellë malor që ndodhet mes Pukës dhe Miditës.
.
Policia ka pikasur një të ri që ruante parcelat e drogës dhe është vënë në ndjekje të tij. Ky I fundit mësohet se gjatë përpjekes për t'u arratisur ka rënë në një humnerë.

Nuk ka informacion për identitetin e kultivuesit, sakaq i riu po transportohet për në Spitalin e Traumës. 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)