TIRANE- Një ditë pas protestës së banorëve të lagjes Palaj të bashkisë Fushë-Arrëz, përpara Fabrikës të Pasurimit të Bakrit, policia arrestoi 5 protestues nën akuzën e shkatërrimit të pronës dhe të plagosjes së Shefit të Rendit të Pukës. Ndërkohë mësohet se përfaqësuesit turq të firmës "BerALB" nuk janë paraqitur sot në zyra për shkak të frikës së protestave të tjera.
Për akuzën e plagosjes së shefit të Rendit të Pukës, Pëllumb Uka policia arrestoi sot Florjan Pjetri 21 vjeç, Anton Pjetri 36 vjeç, Valentin Kola 30 vjeç, Astrit Pjetri 30 vjeç, dhëe Pal Pjetri 65 vjeç. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim Arjan Noka 30 vjeç, Simon Simoni 30 vjeç dhe Gentjan Kola 32 vjeç.
Banorët e lagjes Palaj kërkojnë punësim por dhe sigurimi i ujit të pijshëm për këtë lagje që mungon nga momenti i rifillimit të punës në këtë fabrikë, si dhe sigurimi i masave shendetësore për këtë komunitet nga ndotjet kimike, pluhurat dhe lëndet kimike që lëshohen nga fabrika gjatë procesit të perpunimit.
Protesta e nisur dje si paqësore degjeneroi në përpleshje fizike mes banoreve dhe forcave të sigurisë private dhe më pas me policinë e shtetit. Nga përballja me protestuesit, mbeti i plagosur lehtë Shefi i Rendit të Pukës, Komisar Pëllumb Uka, i cili morri disa demtime, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe deri dje, ndodhej në Spitalin e Pukës.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com