BULQIZE- Një 30 vjeçar nga Fushë –Bulqiza ka rënë nga kati i dytë i një banesa ku po kryente punime.

Artan Demiri banues i këtij fshati ka qënë duke punuar në çatin e banesës dy katëshe kur në rrethana ende të paqarta ka humbur kontrollin duke rënë në tokë.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës dhe më pas është nisur me drejt kryeqytetit me ambulancë.

Mesohet se 30 vjecari ka marrë dëmtime serioze në kokë dhe trup .

Ky është rasti i dytë brenda 4 ditësh i aksidenteve në punë. Më 28 tetor, dy punëtorë ndërtimi humbën jetën pasi u rrëzuan nga skela në katin e shtatë të një pallati në ndërtim e sipër.

Sipas hetimeve shkak për vdekjen e dy punëtorëve u bë mungesa e masave të sigurisë në punë.  Për këtë aksident janë të arrestuar  Inxhinieri Ndërtim Myftiu, 53 vjeç, dhe Kontrolluesi Teknik Xhetan Beqiri, 50 vjeç. Ata dyshohet se nuk kanë marrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë në punë.

Redaksia online
(sg/eb/shqiptarja.com)