FUSHË KRUJË - Ndonëse Fushë-Kruja me rrethinat është një ndër zonat me numrin më të madh të aksidenteve rrugore më pasoja të rënda, por edhe ngjarjeve kriminale, qendra shëndetësore e këtij qyteti prej vitesh nuk kishte një ambulancë funksionale.
Televizioni A1 Report më herët e ka ngritur këtë shqetësim, teksa duke marrë shkas nga kjo drejtuesit e qendrës shëndetësore kërkuan ndihmën e pushtetit vendor dhe biznesmenëve të zonës për zgjidhjen e këtij problemi.
Këta të fundit iu përgjigjën pozitivisht kësaj kërkesë, teksa i dhuruan qendrës shëndetësore një autoambulancë, mungesa e së cilës në mjaft raste kishte rezultuar fatale.
Ambulanca e vjetër e qendrës shëndetësore prej vitesh ishte jashtë-funksionit, teksa në raste aksidentesh apo ngjarjesh të rëndë, banorët i sillnin të plagosurit në spital me makina të rastit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO