Fushë-Krujë, burri vret gruan
në kasolle, 4 fëmijë jetimë

Fushë-Krujë, burri vret gruan<br />në kasolle, 4 fëmijë jetimë
FUSHE KRUJE - Në familje Menga në fshatin Derven, të Fushë Krujës burri ka vrarë gruan me çifte.

Vrasja ndodhi paraditen e sotme dhe policia thotë se viktimë e këtij krimi në familje është Liljana Menga 45-vjeçe, nëna e 4 fëmijëve.

Liljana Menga pas një konflikti verbal më bashkëshortin e saj, Gon Menga, 52 vjec është qëlluar fillimisht me çifte në kokë nga ky i fundit, ndërsa më pas edhe më kallashnikov duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.

Krismat e armeve kanë alarmuar të afërmit e familjes Menga të cilet kanë mbërritur menjherë në vëndngjarje dhe kanë lajmëruar uniformat blu, ndërsa autori krimit është nisur drejt komisariatit të Fushë -Krujes ku është vetëdorëzuar.

E gjithe skena e debatit dhe e krimit ka ndodhur në kasollen pas shtëpisë së familjes Menga, të cilit kishin ardhur para disa vitesh nga Mirdita,ndërsa asnje prej katër fëmijeve të ciftit nuk ndodhej në shtëpi në momentin e krimit.

Burime pranë uniformave blu të policisë së Krujës bëjne me dije se konflkti ka nisur pas një debat për motive banale mes cifitit, debat i cili ka agravuar deri në përdorimin e armëve.

Banorë të fshatit jashtë kameras shprehen të tronditur nga kjo ngjarje ndërsa theksojnë se konfliktet prej kohësh ishin pjesë e familjes Menga. Njëra prej vajzave të çiftit ndodhet në burg në akuzen e vrasjes pasi para pak vitesh kishte vrarë vjehrrën e saj.

Policia ndaloi autorin, Gjon Menga 52 vjec. Dyshohet se  se shkak i vrasjes është xhelozia

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)