Fushë-Krujë, djegia e mbeturinave 
rrezikon jetën e banorëve nga tymrat

Fushë-Krujë, djegia e mbeturinave <br />rrezikon jetën e banorëve nga tymrat
Djegia e mbetjeve urbane te Fushë-Krujës është kthyer në një problem të madh për jetën dhe shëndetin e banorëve. Atyre i vihet flaka herë pas here dhe tymi e gazrat helmuese që çlirohen në mjedis dhe përhapen disa dhjetra kilometra.
 
Banorët janë ankuar here pas here tek organet e pushtetit lokal, por deri tani problemi nuk është zgjidhur. Ata shprehen se muajt e fundit u janë shfaqur probleme të ndryshme shëndetësore

Shaban Halili kryeplak i fshatit Halil, thotë se, “Ka vite pas vitesh që fshati Anë e vuan këtë pasoje dhe kemi njerëz që kanë përfunduar edhe me vdekje. Pasoja e këtyre mbeturinave është shumë shkatërruese dhe kemi frikë sidomos natën dhe ditën nuk hapim as dyer as dritare sepse ka ndotje dhe tymi hyn brënda. Kemi fëmijë të vegjel e njerëz të sëmurë’ ka shtuar ai. 


Ndërkohë, banorët e zonës thonë se, “Ndotja ka qenë e shumtë më përpara nga gropat e gëlqeres, u hoqën gropat e gëlqeres përsëri pluhura dhe fëmijët nuk kanë se nga të lëvizin dhe nga të shkojnë”.


Kjo situatë ka muaj që është bërë shqetësuese, ndërkohë që me rritjen e temperaturave, rreziku për shfaqjen e sëmundjeve janë edhe më të mëdha.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës