Fushë-Krujë, ekzekutojnë pas
21 vitesh burg vrasësin e vëllait

Fushë-Krujë, ekzekutojnë pas<br />21 vitesh burg vrasësin e vëllait
FUSHË KRUJË – Identifikohen nga policia autorët e vrasjes së Lulzim Sherës në Fushë-Krujë sot herët në mëngjes.

Ata janë dy vëllezërit Altin dhe Skënder Baku, nga të cilët Altini mendohet se është ekzekutori, ndërsa Skënderi bashkëpunëtor në vrasje.
 
Vëllezërit Baku dyshohet se e vranë Lulzim Sherën për motive hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tyre prej këtij të fundit.

Viktima Lulzim Shera në vitin 1991 është dënuar me 8 vjet burg për vetëvrasjen e një vajze.

Por në burg, ai ka vrarë edhe vëllanë e dy autorëve të krimit të sotshëm dhe për këtë krim u ridënua edhe me 13 vjet të tjera burg dhe në total ka kryer 21 vjet burg.

Kishte vetëm 1 vit që kishte dalë nga burgu.

Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe për arrestimin e autorëve të vrasjes.

ORA 06:30 - VRITET ME ARMË ZJARRI I DËNUARI PËR VRASJE
Vritet me armë zjarri një person në qendër të qytetit të Fushë Krujës, mëngjesin e sotëm, rreth orës 6:30 në vendin e quajtur “Ish-klubi i gjuetarëve”, vetëm 50 metra larg rajonit të policisë së Fushë Krujës.

Sipas policisë, viktima është Lulzim Shera, 45 vjeç, nga komuna Nikël dhe kishte rreth 1 vit që kishte lënë qelinë e burgut nga ku kishte vuajtur dënimin për më shumë se 20 vjet për vrasje.

Mësohet se 45-vjeçari punonte si shpërndarës buke në dyqanet e qytetit të Fushë Krujës. Ai u qëllua nga persona ende të paidentifikuar me breshëri automatiku kur sapo kishte zbritur nga makina e tij, teksa po shpërndante bukën në një prej dyqaneve, duke mbetur i vdekur në vend. Mësohet se Shera njihej si person problematik në ambientet e burgjeve, pasi ishte përfshirë në disa konflikte me të dënuarit e tjerë.

Policia, e cila po kryen akt-ekspertimin e vendngjarjes, shprehet se po heton lidhur me motivin e vrasjes, i cili paraprakisht, mendohet të kete lidhje me precedentët e mëparshëm të viktimës.
 
Redaksia online
(mag/ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca