FUSHE-KRUJË- Një furgon me 30 nxënës ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë e plagëve të marra nga ky aksident 2 prej nxënësve janë dërguar në Spitalin e Traumës ndërsa 5 të tjerë në Spitalin e Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhur te vendi i quajtur ura e Gjolës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet që sollën aksidentin e rëndë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com