FUSHE KRUJE- Trupi i pajetë i një 18 vjeçareje është gjetur sot në mëngjes rreth orës 08:00 buzë një kanali pranë fshatit Bilaj të Fushë Krujës.

Policia thotë se viktima,  është Enkelejda Mëhilli, 18 vjeçe.

Nga të dhënat e para dyshohet se viktima ka gjetur vdekjen nga përplasja e një makine,pranë shtëpisë së saj, ndërkohë që familjarët hedhin dyshimet për një vrasje në tentativë për grabitje.

E reja punonte në një fabrikë këpucësh dhe dje kishte marrë rrogën. Trupi i të resë u gjet nga i ati.  Një grup hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)