FUSHE-KRUJE - Lumi Tërkuzë po shkon drejt bllokimit të plotë të rrjedhjes duke u kthyer kështu në një pellg. Ka rreth 20 vjet që në afërsi të Urës së Tapizës në të dy anët e saj hidhen materiale inerte që sillen në këtë ambient nga Tirana dhe Kamza.
Si pasojë shtrati i lumit është ngushtuar, mjafton të përmendim se deri në vitet 90 shtrati i këtij lumi ka qenë 180 metra gjerësi, ndërsa sot gjerësia nuk është më shumë se 35-40 metra.
Drejtuesit e komunës së Nikël shprehin shqetësimin për këtë fenomen që vjen nga veprimet antiligjore të personave të ndryshëm që kërkojnë të krijojnë sipërfaqe toke në mënyrë të paligjshme, por komuna nuk ka fuqi ligjore për të ndaluar këtë fenomen.
Si pasojë e këtyre inerte të hedhura në brigjet e lumit i janë shkaktuar dëmtime urës së Tapizës. Kjo unë përballon trafikun më të madh në vend pasi është pjesë e aksit Tiranë-Shkodër.
Ngushtimi i shtratit të lumit ka rritur koeficientin gërryes si pasojë e të cilit këmbët e urës kanë pësuar dëmtime serioze pasi ato kanë dalë mbi 2 metra në sipërfaqe.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO